PAMJE/ DETAJE nga shpërthimi i lokalit në Lezhë, policia: Ishte në pronësi të një 47-vjeçari, ka ...

Të tjera detaje janë bërë publikë në lidhje shpërthimin me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë.

Sipas policisë, pronari i lokalit është shtetasi I.M 47 vjeç. Nga shpërthimi ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës njofton se sot, (14 mars) rreth orës 03:00, të mëngjesit, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.