Mbetën të bllokuar në një mal në Gjirokastër/ Ndërhyn policia, shpëtohen dy turistë gjermanë

Policia u ka shkuar në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në mal, në fshatin Labovë e Madhe, Odrie, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës.

Dy turistët kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit.

Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Labovë e Madhe dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.