PD ankimon vendimin për Marsida Xhaferllarin, Kalaja depoziton prova të reja në GJKKO
PD ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë një ankim, kundër vendimit të SPAK, për mosfillimin e kallëzimit penal ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.
Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja tha se bashkëlidhur ankimit, janë edhe provat e reja të vendimit 17 janarit të këtij viti të Gjykatës Kushtetuese, me kërkues, kryetarin e PD, Sali Berisha për çështjen e konfliktit të interesit me anëtaren e Kushtetueses, Marsida Xhaferllari.
''Në bazë të këtij vendimi të GjK, tre nga anëtarët e kësaj gjykate e kanë konsideruar si të papajtueshëm me detyrën në këtë proces të marsida xhaferllarit, në konflikt interesi së pari dhe asë dyti për marrëdhëniet e veçanta me deputetin Enkelejd Alibeaj.
Në kundërshtim me dispozitat ligjore të Procedurës Penale dhe precedentët me raste e ngjashme, të dy prokurorët për mosnisjen e hetimeve për Xhaferllarin dhe Alibejan, do shkojnë për procedim dispioplinor në ILD.
Prokurori i SPAK, s’i ka kthyer përgjigje, nëse ëhstë vepër penale mosdeklarimi i një deklarate ku zyrtarë të lartë duhet të bëjnë pranë ILDKPI?! Prokurori vendos që s’ka elementë dhe prova të fshehjes së të ardhurave''.
