''Janë krijuar disa aleanca pazaresh'', Manaj: Mënyra si zgjidhen deputetët në Shqipëri, e frikshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 22:49
Gazetari, Ben Manaj në një lidhje me ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se janë krijuar disa aleanca pazaresh madhështore dhe ca teorira për deputetë që nuk duam.
Manaj: Mua më duket sikur janë krijuar disa aleanca pazaresh madhështore dhe ca teorira për deputetë që s’duam.
Kur e shikon nga këndvështrimi britanik mënyra sesi zgjidhen deputetët në Shqipëri është e frikshme, është të vësh duart në kokë.
Unë nuk besoj se në grupet e reja parlamentare që do krijohen do të ketë deputetë rebel.
Kryetarokracia padyshim është vendimtare dhe vendos për gjithçka. Kur thuhet që do ta fusim Shqipërinë në 2030 në BE, nuk e di këta njerëz ose nuk janë në rregull ose këta tallen hapur me njerëzit.
