Lista e hapur e PD për Qarkun e Dibrës zbardhet/ Ja EMRAT e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 22:40
Mësohen emrat e 5 kandidatëve të PD në listën e hapur të Qarkut të Dibrës.
Në garën e 11 majit do të jenë kandidatë Xhemal Gjukshi, ish-deputet i PD si dhe gazetari Basir Çollaku.
Lista vijon më tej me Alketa Kryemadhin.
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Përparim Spahiu gjithashtu kandidon në listën e hapur të Dibrës.
Dhe kandidati i pestë në këtë qark, në listën e hapur është Shpend Ndreu.
1.Xhemal Gjunkshi
2.Basir Çollaku
3.Alketa Kryemadhi
4.Përparim Spahiu
5.Shpend Ndreu
Lista e mbyllur e Qarkut të Dibrës kryesohet nga Xhemal Mziu dhe Denisa Vata.
