''Lista e Tiranës është një betejë'', Maho: Nuk ke pse në listë të Shkodrës të mos fusësh një katolik
Gazetari, Armand Maho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se lista e Tiranës është një betejë.
Maho: Listat gjithmonë kanë një lloj prirje për tu kontestuar nga baza.
Më mirë të ketë pakënaqësi dhe debat për listat se ata shkojnë si ushtri në rresht aty.
Lista e Tiranës është një betejë ku ata do përgjaken aty.
Është imponim ajo.
Se ndoshta Ilir Meta mund të mos ketë 120 mijë vota por mund të ketë 50 mijë.
Por ato vota të duhen, si t’ia bëj Sali Berisha?
Fatmir Mediu është aleat historik i Berishës, ka ndërhyrë për lidhjet amerikane do e fusi në listë se nuk ka çfarë bën.
Për mua Shpëtim Idrizi nuk ka bërë luftë opozitare në Parlament.
Pakënaqësitë e mia janë tek përfaqësimi.
Nuk ke pse në listë të Shkodrës të mos fusësh një katolik.
