Dakordësia me Ukrainën/ Trump: Do të ftoj sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 20:40
Donald Trump ka reaguar pas përfundimit të bisedimeve SHBA Ukrainë në Arabinë Saudite, bisedime të cilat rezultuan të suksesshme siç deklaruan të dy palët.
Trump ka thënë se SHBA-të do të takohen me Rusinë shumë shpejt.
Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se do të ftonte Volodymyr Zelensky përsëri në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: “ne duam ta mbyllim luftën në Ukrainë”.
