Shtyhet gjyqi për Mario Perlleshajn, flet nëna e Martin Canit: Dua të vendoset drejtësia në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 15:26
Është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit.
Gjatë seancës ishin të pranishëm edhe prindërit e të ndjerit. Në një deklaratë për mediat, nëna e Martin Canit u shpreh se drejtësia duhet të vitet në vend.
Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.