E rëndë në Tiranë/ 23-vjeçari gjendet në banesë nga familjarët pa shenja jete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 17:35
Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në banesën e tij në Laknas, të Tiranës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, ndërsa shtetasi B.A, dyshohet të jetë vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në Laknas, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi B. A., 23 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Policia bën me dije se po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
