Vijon aksioni për lirimin e hapësirave në liqenin e Shkodrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 17:08
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin për heqjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë dhe dajlanë) në liqenin e Shkodrës.
IKMT njofton se ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe Policinë e Shtetit.
Ky aksion planifikohet të vazhdojë deri në pastrimin dhe kthimin e këtij resursi në gjendjen natyrale.