Partizani rikthehet te fitorja, ''Demat' përmbysin Skënderbeun në Korçë. Dinamo fiton ndaj Bylisit

Skënderbeu u mposht nga Partizani me rezultatin 1 me 2 në Korçë.

Fitorja e “demave” erdhi me përmbysje në pjesën e dytë, pasi e para foli për korçarët.

Goli i vendasve erdhi me një penallti që u kontestua në minutën e 33-të.

Miqtë patën tjetër fytyrë në pjesën e dytë, teksa Qirko u tregua vendimtar me pritjet e tij.

Kote fillimisht barazoi dhe më pas Eleke shënoi golin e parë me kryeqytetasit në fundin e takimit.

Partizani mbetet në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu në atë të fundit pas 29 javësh.

Në ndeshjen tjetër Dinamo ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-1 përballë Bylisit, që kthen skuadrën e Ilir Dajës në vendin e dytë në renditjen e kampionatit.

Në një ndeshje të kontrolluar kryesisht nga blutë, këta të fundit nuk kanë falur gabimet e prapavijës së ballshiotëve të cilët praktikisht ua dhuruan dy golat e parë të realizuar nga Mandela e Bregu.

Ruçi ktheu në lojë të tijtë dhe pritej që në pjesën e dytë të kishte më shumë rivalitet.


Por Bregu me një goditje spektakolare rivendosi distancën dhe i dha mundësisë Dinamos të administronte qetësisht rezultatin deri në fund të sfidës.