Moggi nuk kursehet me Thiago Mottën: Duhej shkarkuar pas humbjes me PSV-në

Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka komentuar humbjen e rëndë që ekipi i Thiago Motta pësoi kundër Atalantës (4-0), duke theksuar se trajneri italo-brazilian nuk duhet të shkarkohet tani, por mund të ishte larguar nga pozicioni që mban pas humbjes në Eindhoven.

“Çfarë mund të themi, humbja 4-0 në shtëpi dëshmon gjithçka për këtë Juventus.

Shpresojmë vetëm që të arrijnë një rezultat të mirë në Firence”, tha Moggi pas disfatës së hidhur ndaj Atalantës, që praktikisht largoi çdo mundësi titulli.

Kur është pyetur si do të vepronte ai në këtë rast, “Big Luciano” u shpreh: “Nuk do të veproja, sepse nuk e njoh dinamikën e brendshme.

Kur dëgjoj trajnerin që thotë se duhet të riorganizojë dhomën e zhveshjes, do ta pyesja se kush e ka çorganizuar atë.

Vetëm kaq”, tha ish-drejtuesi i bardhezinjve.