Berisha publikon videon: Dy diktatorët, Rama dhe Kim Jong Un e festuan njëjtë 8 Marsin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video për të cilën shprehet se dy diktatorë e kanë festuar njëjtë 8 Marsin.

Në videon e publikuar nga Berisha shikohet kryeministri Edi Rama duke festuar me gratë e administratës në hollin e pallatit të Koncerteve në Tiranë, dhe në anën tjetër ai i diktatorit të Koresë se Veriut, Kim Jong Un.

“Të dy dje e festuan njëlloj 8 Marsin!“, shkruan Berisha.