Zysha shqiptare e kanadezëve/ Zeneli: Kam marrë urime nga ish-nxënësit e mi dhe kolegët në Shqipëri

Ermira Zeneli, mësuese me karrierë në sistemin arsimor shqiptar prej 27 vitesh, së fundmi pjesë e sistemit arsimor kanadez në një intervistë në Ora News u shpreh se sot për festën e mësuesit ka marrë urime nga kolegët dhe ish-nxënësit e saj.

Zeneli: Dita e sotme sot ku ndodhem unë është një ditë krejt normale.

Nuk ka asnjë nuancë festive këtu por për mua ka nuanca festive sepse unë kam marrë urime nga të gjithë ish nxënësit e mi, nga kolegët që kam pasur në Shqipëri.

Kështu që nuk më ka munguar festa brenda meje pavarësisht se ambienti i punës sot dhe përditshmëria nuk është kaq festive këtu ku ndodhem.

Kënqaësia më e madhe vjen kur ti merr urime nga ish nxënësit të cilët tashme kanë dalë në jetë dhe janë realizuar.