Trump anulon kontratat prej 400 milionë dollarësh në Universitetin e Kolumbias
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 22:30
Administrata Trump njoftoi se po anulonte 400 milionë dollarë në kontrata dhe grante federale për Universitetin e Kolumbisë, në dritën e incidenteve anti-Semite në kampus kundër studentëve hebrenj.
Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi gjithashtu vizën studentit të parë të huaj të përfshirë në protestat pro Gazës pranverën e kaluar. Studenti ka qenë i lidhur me "trazirat pro-Hamasit".
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se i kishte dërguar një letër liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në lidhje me programin bërthamor, duke shpjeguar se “preferoj të arrij një marrëveshje me Teheranin”.
