Greqi/ Qytetarët protestuan jashtë parlamentit në Athinë përgjatë seancës plenare (VIDEO)

Mijëra protestues u mblodhën sot në sheshin ‘Sintagma’ të Athinës për tragjedinë hekurudhore të Tempit.

Protesta u zhvillua gjatë një debati në Kuvend mbi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Mitsotakis.

Si pasojë e protestës, stacionet e metrosë ‘Syntagma’ dhe ‘Panepistimio’ janë mbyllur, ndërsa janë arrestuar 13 persona.

Në Selanik qytetarët zhvilluan një protestë ku për pak minuta qëndruan ulur duke treguar që ngjarja nuk do të kishte dhunë.

Por incidentet shpërthyen gjatë marshimit që po zhvillohej në, ku disa protestues me fytyrë të mbuluar sulmuan me sende efektivët e policisë.

Këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.