Papa Françesku falënderon besimtarët për lutjet për shërimin e tij
Papa Françesku u është drejtuar besimtarëve në një mesazh audio për herë të parë që nga shtrimi në spital.
“Ju falënderoj nga zemra për lutjet tuaja në sheshin e Shën Pjetrit për shëndetin tim. Unë po ju shoqëroj nga këtu”, tha 88-vjeçari.
Mesazhi u transmetua dje në mbrëmje në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan përpara një turme të madhe.
“Zoti ju bekoftë dhe Shën Maria ju ruajttë. Faleminderit”, tha papa Françesku në spanjisht, por me zërin e tij të dobësuar.
Turma e mbledhur në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit e duartrokiti.
”Gjendja e tij është e qëndrueshme”, tha Vatikani në një përditësim.
Vatikani gjithashtu i përshkroi rezultatet e disa analizave të gjakut si “të qëndrueshme”.
Mjekët mbeten të kujdesshëm për të dhënë një prognozë për shërimin.
”Papa tani po merr oksigjen pothuajse të vazhdueshëm, qoftë përmes një maskë frymëmarrjeje ose tubash, sipas personave në dijeni me situatën e tij”, tha dje Vatikani.
Sipas Selisë së Shenjtë, papa nuk pati komplikime të reja natën e kaluar në spital.

