SHBA REZERVË ME “AR DIGJITAL”! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv para Samitit për Kriptomonedhat

Presidenti i SHBA, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një rezerve strategjike me 5 kriptovaluta, shpesh herë të cilësuara si Ari Digjital. Vendimi ka shkaktuar reagime, mes shqetësimeve për konflikt interesi dhe argumenteve se do të përfitojnë taksapaguesit nga rritja e vlerës së kriptovalutave.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një rezerve strategjike në kriptomonedha, para takimit me drejtues të industrisë në Shtëpinë e Bardhë.

David Sacks, një miliarder i emëruar si “car” i kriptovalutave nga Trump tha se rezerva do të financohet me Bitcoin të konfiskuar nga qeveria federale nga  aktivitetet kriminale ose civile.

Ai tha se qeveria federale do të ketë një strategji për të maksimizuar vlerën e aseteve në rezervë, por ende nuk është e qartë se si do të funksionojë apo si do të përfitojnë taksapaguesit.

"SHBA nuk do të shesë asnjë Bitcoin të depozituar në rezervë. Ai do të mbahet si një depo e vlerës. Rezerva është si një ‘Fort Knox dixhital’ për kriptovalutën që shpesh quhet ‘ari dixhital’,” tha i besuari i Trump.

Cari i Kriptovalutave vlerëson se qeveria amerikane zotëron rreth 200,000 Bitcoin dhe se shitja e parakohshme e kësaj kriptovalute i ka kushtuar taksapaguesve amerikanë 17 miliardë dollarë.

Urdhri ekzekutiv i Trump urdhëron Sekretarët e Thesarit dhe të Tregtisë të zhvillojnë strategji "neutrale për buxhetin" për blerjen e Bitcoin shtesë, pa kosto shtesë për taksapaguesit.

Pjesëmarrësit në samitin e së premtes për kriptovalutat në Shtëpinë e Bardhë  që Trump të shpallë zyrtarisht planet e tij për ndërtimin e kësaj rezerve strategjike

Bitcoin, Ethereum (Ether), XRP, Solana dhe Cardano, të cilat shënuan një rritje të ndjeshme në treg kur Trump shpalli se këto asete digjitale do të përfshihen në Rezervë.

Përkrahësit e këtij plani argumentojnë se rezerva do t'i ndihmojë taksapaguesit të përfitojnë nga rritja e vlerës së kriptovalutave.

Por njoftimit çmimi i Bitcoin ra përkohësisht me mbi 5%, duke zbritur nën 85,000 dollarë, përpara se të ringrihej në 88,107 dollarë.

Mbështetja e Trump për industrinë e kriptovalutave ka ngritur gjithashtu shqetësime për konflikt interesi. Familja e Trump ka lançuar monedha meme kripto, ndërsa ai gjithashtu ka aksione në platformën financiare kripto "Ëorld Liberty Financial".