“LUFTË” PARA “PAQES”! Rusia sulmon Ukrainën pas Samitit të BE-së! Zelensky: Rikthehem në SHBA për bisedime
Rusia ndërmori atë që cilësohet si vala më e madhe e sulmeve ndaj Ukrainës për këtë vit, vetëm pak orë pas Samitit të BE për luftën. Presidenti i Ukrainës ndërkohë tha se do të kthehet në bisedimet me SHBA, me ndërmjetësues Arabinë Saudite, zhvillim i konfirmuar edhe nga Uashingtoni
Forcat ruse nisën natën e tretë radhazi të sulmeve me dronë në Odessa, një port i rëndësishëm strategjik në Ukrainën jugore, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe duke vënë flakën tre shtëpi sipas njoftimit të enjten në mbrëmje të guvernatorit rajonal Oleh Kiper.
“Në periferi të Odessa, tre shtëpi janë në zjarr dhe infrastruktura energjetike është dëmtuar”, tha Kiper në një postim në platformën Telegram. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Po ashtu, Rusia kreu një valë të re sulmesh gjatë orëve të pasmesnatës në disa rajone të Ukrainës.
Të paktën 18 persona, përfshirë katër fëmijë nga sulmi që është konsideruar si më i rëndi i këtij viti deri tani.
Kjo ishte goditja e parë e këtij lloji që nga pezullimi i ndihmës ushtarake amerikane.
Ministri i Energjisë thotë se ai kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe objektet e prodhimit të gazit.
Galushchenko paralajmëroi se furnizimet me energji elektrike mund të preken dhe u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimore "për sa kohë që rreziku vazhdon".
Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, tetë persona u plagosën dhe një fabrikë dhe një ndërtesë banimi u dëmtuan sipas kryebashkiakut Ihor Terekhov.
Sulmi vjen në një situatë të rënduar gjeopolitike, me Rusinë që thotë se është e gatshme për paqe dhe paktin e negociuesit të uashingtonit për ti lëshuar SHBA mineralet e Ukrainës në këmbim të mbështetjes për të.
Në vijim të kësaj situate Volodymyr Zelensky njoftoi të enjten në mbrëmje se SHBA dhe Ukraina do të rifillojnë bisedimet në Arabinë Saudite javën e ardhshme.
“Ekipet ukrainase dhe amerikane kanë rifilluar punën dhe shpresojmë që javën e ardhshme të kemi një takim kuptimplotë”, tha ai.
Postimin në X, Zelensky e bëri pas asaj që e quajti një ditë shumë produktive në samitin e Brukselit, ku udhëheqësit e BE-së mbështetën planet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
Ndërkohë edhe në SHBA, Donald Trump konfirmoi gjithashtu bisedimet, me të dërguarin e Lindjes së Mesme, Steve Ëitkoff.


