Gripi i shpendëve, a rrezikon konsumatori? Allaraj: S'ka vend për panik, situata është nën kontroll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 21:57
Yllka Allaraj, Inspektore e Ushqimit, AKU e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ të moderatorit Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik përsa i përket gripit të shpendëve.
Allaraj: Pikë së pari dua të them se nuk ka vend për panik pasi situata është nën kontroll.
Janë marrë të gjitha masat në mënyrë të menjëhershme.
AKU është autoriteti kompetent që e ka detyrim ligjor që të ofrojë tek konsumatori një produkt të sigurt.
AKU në datën 2 mars 2025 është njoftuar nga autoriteti kombëtar i veterenarisë dhe mbrojtjes së bimëve për një mortalitet të shpendëve.
Menjëherë me marrjen e njoftimit morëm të gjitha masat dhe ishim në pritje të një rezultati laboratorik.
