Drejtorja e politikave veterinare në MBZHR, Xhepa: Kemi disa rregullore për kontrollin e parandalimin e gripit të shpendëve

Matilda Xhepa, Drejtore e Politikave Veterinare, MBZHR e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ të moderatorit Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se ka disa rregullore që lidhen me kontrollin dhe parandalimin e gripit të shpendëve.

Xhepa: Ne kemi një kuadër ligjor në fuqi që është në përputhje me të gjitha standartet e legjislacionit të BE dhe praktikave që jep organizata botërore e shëndetit të kafshëve dhe FAO.

Kemi disa rregullore që lidhen me kontrollin, parandalimin dhe çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje.

Kemi një plan kontigjence në fuqi për influencën aviare, kemi akte ligjore që lidhem me masat e biosigurisë nëpër ferma ku kemi shpendë dhe masat e tjera mbrojtëse që lidhen me transmetimin e sëmundjes nga shpendët e egër.