Gripi i shpendëve/ Mici: 7 vatra janë menaxhuar, roli i Ministrisë shumë i rëndësishëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 21:30
Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm, Politikat Veterinare dhe Siguria Ushqimore, MBZHR i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ të moderatorit Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se janë rreth 7 vatra të gripit të shpendëve të cilat janë menaxhuar.
Mici: Kemi patur edhe një vatër tjetër në Gjirokastër të gripit të shpendëve që edhe ajo është menaxhuar.
Pra po flasim për afërsisht 7 vatra të cilat janë menaxhuar.
Roli i Ministrisë gjatë shpërthimit të një gripi shpendësh është shumë i rëndësishëm.
Sepse janë disa faktorë të cilët do duhen të kombinohen.
E para është pjesa e Ministrisë së Bujqësisë, e dyta pjesa e shëndetit dhe politikat ekonomike.
I gjithë kombinimi i këtyre faktorëve i shpejtë dhe në kohë bën që situata të menaxhohet mirë.
