“MUSIAD ALBANIA”, IFTAR PËR RAMAZAN! Mesazhe për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi

“Musiad Albania” organizoi një iftar në muajin e Shenjtë të Ramazanit, duke mbledhur sipërmarrës, deputetë, përfaqësues te institucioneve turke dhe shqiptare dhe deputetë për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Tregtia mes 2 vendeve është një tjetër prioritet, sipas kryetarit të “Musiad Albania”, Muhammet İşler.

Serhat Kisakurek kryetari i investimeve të "Musiad" në Turqi tha se do të fokusohen në energjinë e rinovueshme, turizmin dhe ndërtimin.

Nënkryetari i “Musiad Albania” Gledi Kryemadhi theksoi se synohet tërheqja e investimeve në Shqipërisë.

Në qershor 2025 pritet të mbahet edhe samiti i madh Shqipëri-Turqi, ku do të prezantohen projektet e reja dhe mundësi bashkëpunimi në sektorë strategjikë.