“Lufta yjeve” e Elon Musk! Shpërthen në ajër në provën e dytë “Starship”, anija që synon të çojë njeriun në Mars
Starship, anija gjigante hapësinore e SpaceX, e cila sipas Elon Musk një ditë do të transportojë njerëzit në Mars, dështim gjatë testit të saj më të fundit dhe shpërtheu në hapësirë.
Incidenti ndodhi rreth tetë minuta pas nisjes, në transmetim të drejtpërdrejtë.
Anija filloi të rrotullohej pa kontroll, me disa motorë të fikur, përpara se kompania të konfirmonte humbjen e kontaktit me të.
Për shkak të rrezikut të mbetjeve hapësinore Administrata Federale e Aviacionit të pezullonte përkohësisht trafikun ajror në disa zona të SHBA.
Pamje të shumta të publikuara në rrjetet sociale treguan mbeturina të përflakura që u panë në qiellin e muzgut pranë Floridës Jugore dhe Bahamas
Administrata Federale e Aviacionit njoftoi gjithashtu hapjen e një hetimi për incidentin.
Ky është dështimi i dytë radhazi i Starship, duke ngritur pikëpyetje mbi sfidat teknike që SpaceX duhet të kapërcejë për të realizuar vizionin e saj për udhëtime ndërplanetare
Raketa 123 metra e lartë është një element kyç i planit të Musk për të dërguar njerëz në Mars brenda dekadës së ardhshme.
Në një deklaratë SpaceX tha se Starship kishte pësuar një “difekt” në seksionin e pasmë të saj, gjë që çoi në humbjen e disa motorëve dhe përfundimisht në humbjen e kontrollit dhe komunikimit.
SpaceX theksoi se mbeturinat e raketës nuk përmbanin materiale toksike.
Dështimi i mëparshëm i Starship në janar ndodhi tetë minuta pas nisjes, kur raketa shpërtheu, duke shpërndarë mbeturina mbi Karaibe dhe duke shkaktuar dëme të vogla në një makinë në Ishujt Turks dhe Kaikos.
Administrata Federale e Aviacionit e cila rregullon nisjet private të raketave, do të kërkojë që SpaceX të analizojë shkakun e dështimit dhe të marrë miratimin e saj përpara se të kryejë një tjetër test të Starship.
Muajin e kaluar, FAA dha licencën e nisjes për testin e fundit të SpaceX, ndërkohë që hetimi për dështimin e mëparshëm ishte ende i hapur.
Në këtë fluturim, SpaceX kishte planifikuar që Starship të realizonte pothuajse një orbitë të plotë rreth Tokës dhe të hynte sërish në atmosferë mbi Oqeanin Indian për një ulje të simuluar

