Alban Tafaj “skanon” Superligën: Tri ekipet e kryeqytetit po vuajnë nga merkatoja e janarit. Egnatia po bën gjithçka mirë
Eksperti i futbollit Alban Tafaj ishte i ftuar pasditen e kësaj të enjteje në emisionin “Sport Focus” në “Ora News” ku komentoi paraqitjet e ekipeve të Superligës shqiptare.
Tafaj theksoi se Partizani është ekipi që po vuan më shumë nga merkatoja e dimrit, pasi sipas tij lëvizjet e shumta kanë ndikuar edhe në paraqitjet e skuadrës duke i ndryshuar fizionominë e lojës.
“Egnatia vazhdon të jetë me ecuri të mirë me organikën që ka, pasi e ka mjaft të fortë dhe me dy goditjet që ka bërë në janar mendoj se është forcuar më shumë, ndaj edhe e udhëheq kampionatin me meritë.
Ka çeduar disi Dinamoja, ku me Dajën gjeti në përgjithësi rikthimin tek historia e saj. Por ka ceduar disi në dy ndeshjet e fundit.
Pra, pas janarit kjo periudhë nuk i ka gjetur mirë skuadrat pretendente, sidomos këto të kryeqytetit, ku Tirana është më e rrezikuara deri tani, pasi është në luftë për mbijetesë dhe kjo është shumë e rëndë për një ekip si Tirana", u shpreh Tafaj.
NDIQNI ANALIZËN E PLOTË TË ALBAN TAFAJT NË “SPORT FOCUS”

