FOTO-LAJMI/ Paraqitje fantastike e Asllanit në Champions, shikoni notën dhe statistikat e shqiptarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 21:52
Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive në duelin ndaj Feyenoordit ku skuadra e Interit triumfoi me rezultatin 0-2.
Mesfushori shqiptar u aktivizua titullar, teksa u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Asllani qëndroi në fushë 81 minuta, ku më pas u zëvendësua nga Çalhanoglu.
Shqiptari regjistroi 1 gjuajtje në portë, fitoi të 3 duelet me kundërshtarët, si dhe kompletoi 50 pasime të sakta nga 52 në total.


