VIDEO/ Bayern-Levekusen/ Vjen goli i parë në “Allianz Arena”, shënon Harry Kane

Bayern Munich ka kaluar shumë shpejt në avantazh ndaj Bayer Leverkusen në sfidën e parë për 1/16-at e Champions League, që po luhet në këto momente në “Allianz Arena”.

Pas një krosimi të saktë nga Michael Olise, Harry Kane shënon në mënyrën e tij të preferuar, me kokë në minutën e 9-të.

Bavarezët do të kërkojnë të dyfishojnë rezultatin, ndërsa “Aspirinat” e drejtuar nga Xabi Alonso do të kërkojnë të reagojnë për të barazuar shifrat. 

VIDEO - SHIKO GOLIN E HARRY KANE

Në dy sfidat e tjera, PSG-Liverpool dhe Benfica-Barcelona, rezultati është ende 0-0.