Trajneri i PSG-së, Luis Enrique: Krenar për skuadrën time, por futbolli ndonjëherë është i padrejtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 11:18
PSG-ja dominoi në çdo aspekt, por në fund fitoi Liverpooli.
Trajneri Luis Enrique nuk e fshehu zhgënjimin pas disfatës 1-0 në “Parce des Princes”, në ndeshjen e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve: “Kjo që ndodhi ishte shumë e padrejtë.
Ndoshta ishte ndeshja jonë më e mirë në Champions League.
Lojtari i tyre më i mirë ishte portieri.
Jam shumë krenar për skuadrën time, por futbolli ndonjëherë është i padrejtë.
Ishim shumë më të mirë se Liverpooli, por ata fituan.
Nuk e shoh anën negative. Ka mbetur ende një ndeshje, ajo e kthimit.
A jam optimist për kualifikimin? Sigurisht”.
