Egnatia fiton ndaj Dinamos dhe 'blindon' kreun, Vllaznia rimerr vendin e dytë dhe zhyt në krizë Partizanin

Pas dy rezultateve jo të mira, Egnatia rigjen suksesin në kampionat, duke mposhtur një rival direkt në garën për titullin kampion.

Rrogozhinasit mundin 2-0 Dinamon në përballjen direkte dhe konsolidojnë pozitat e tyre në krye të renditjes së Abissnet Superiores.

Djemtë e Tetovës dominojnë pjesën e parë përballë dinamovitëve dhe arrijnë të shënojnë dy gola.

Fillimisht me Lushkjën, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas është Ujka, ai që dyfishon shifrat.

Dinamo mundohet të reagojë në pjesën e dytë, por është e pafuqishme për të gjetur rrugën e rrjetës.

Egnatia fiton 2-0 këtë takim direkt, ngjitet në kuotën e 52 pikëve dhe blindon kreun e renditjes.

Dinamo mbetet 47 pikë dhe detyrohet ti lëshojë vendin e dytë Vllaznisë, që fiton ndeshjen respektive përballë Partizanit.

Vllaznia mposht 2-0 Partizanin në “Loro Boriçi” dhe ngjitet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në Abissnet Superiore.

Përballja direkte u vendos në pjesën e dytë.

Gruda zhbllokon ndeshjen, ndërsa Bajrami në kohën shtesë vulos fitoren e skuadrës shkodrane.

Vllaznia ngjitet në kuotën e 49 pikëve dhe falë humbjes së Dinamos në Rrogozhinë rimerr vendin e dytë në klasifikim.

Partizani është zyrtarisht në krizë. “demat” pësojnë humbjen e 4-t radhazi në kampionat (7 javë pa fitore) dhe tashmë vënë seriozisht në dyshim pjesëmarrjen në “Final 4”, pasi mbeten në kuotën e 40 pikëve në klasifikim.