Trump dhe Trudeau, ping-pong deklaratash/ Presidenti amerikan e quan homologun e tij një “guvernator”

Vetëm pak orë më parë, presidenti kanadez Trudeau e quajti lëvizjen e Trump për të vendosur tarifa, një "marrëzi", dhe u përgjigj me taksa të reja për mallrat amerikane.

Trump nuk vonoi, dhe nga ana e tij, u përgjigj duke kërcënuar se do të rriste tarifat dhe duke e quajtur “guvernator” Trudeau dhe jo presidentin, duke shtruar edhe njëherë idenë që Kanadaja duhet të jetë shteti i 51-të amerikan.

“Ju lutemi shpjegoni Guvernatorit Trudeau se nëse ai vendos për tarifa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara, tarifat tona të ndërsjella do të rriten menjëherë me të njëjtën shumë.",- tha Trump.

Mbrëmjen e sotme pritet edhe fjalimi që Donald Trump do të mbajë rreth orës 3:00 të mëngjesit të së mërkurës, i pari për gjendjen e Unionit të presidencës së tij të re.

Përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit, Trump do të përshkruajë rezultatet e arritura në javët e para të trazuara të administratës së tij, në një fjalim që, sipas parashikimeve të Shtëpisë së Bardhë, do të ketë si temë "përtëritjen e ëndrrës amerikane".