Shembet skela, 38-vjeçari lëndohet teksa punonte në bulevardin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 18:58
Një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e shembjes së një skele, ku ishte duke punuar për rikonstruksionin e një godine në Bulevardin “Dyrrah” në Durrës.
Mësohet si i plagosuri, rreth 38 vjeç është dërguar në spital me dëmtime të rënda në këmbë.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat policore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

