VIDEO/ Barcelona mund me “poker” Sociedadin dhe merr kryesimin e La Ligas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 22:28
Barcelona nuk di të ndalet në kampionat. Skuadra e Flick shkëlqeu në shtëpi, duke mposhtur Real Sociedad, me rezultatin e thellë 4-0.
Martin zhbllokoi takimin në minutën e 25-të, ndërsa Casado dyfishoi shifrat katër minuta më vonë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta foli sërish për Barcelonën, që shënoi edhe dy herë te tjera me Araujo dhe Lewandowski.
Barcelona përfiton nga humbja e Real Madrid dhe kryeson e vetme me 57 pikë, 1 pikë më shumë se Atletico Madrid.

