Broja i suksesshëm të paktën jashtë fushave të lojës, zbulon të dashurën e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 22:12
Mes vështirësive nga dëmtimet e shumta, Armando Broja duket se ka më shumë sukses jashtë fushave. Sulmuesi shqiptar ka zbuluar për ndjekësit, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Në profilin e tij, sulmuesi ka postuar foto me partneren e re, në një ambient romantik.
Nuk ka zbuluar identitetin e saj, por Broja shihet teksa ka surprizuar të dashurën, me trëndafila dhe tullumbace të kuqe.

