VIDEO/ Bylis-Skënderbeu - Nasr realizon dopietë, korçarët në avantazh të dyfishtë

Skënderbeu ka marrë avantazhin me dy gola të shpejtë në Ballsh përballë Bylisit.

Fillimisht Egjiptiani Saleh Nasr kaloi në avantazh korçarët në minutën e 23-të.

Sulmuesi përfiton nga një mosmarrveshje mes portierit dhe mbrojtësit të Bylisit, ku me portën e boshatisur e pati shumë të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës.

Ndërkohë vetëm 9-të minuta më pas miqtë dyfishojnë shifrat.

Pas asistit të Prençit, Nasr tund për herë të dytë rrjetën. 


Fillimisht gjyqtari akordon pozicion jashtë loje, por pas konsultimit me VAR-in, goli konsiderohet i rregullt.