“Nuk kishte pse e linte ndeshjen në minutën e ‘97-të”. Birja kundërshton gazetarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 22:04
Në “Ora Sport”, Kadri Birja – futbollist dhe analist sporti tha se nuk mund të flitet për lënie ndeshje në kupë, kur trajneri nuk e ka pasur vetë si synim këtë të fundit.
Birja: Dua ta kundërshtoj gazetarin sepse të themi për mesazhe, nuk lihet një ndeshje në minutën ’97 dhe nuk lejohet që ekipi të lodhet të shkojë me shtesa. Mendoj se kjo është një logjikë shqiptare, sepse kur del trajneri dhe thotë se nuk e ka objektiv kupën, nuk kemi pse e kanalizojmë tek lënia apo blerja.