VIDEO/ Berisha takim në Milano, sallat e mbushura plot me shqiptarë në mbështetje të opozitës

Në kuadër të takimeve me diasporën, për zgjedhjet e 11 majit, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha po zhvillon gjatë ditës së sotme një takim në Milano, Itali.

Opozita shqiptare po intensifikon angazhimin e saj me diasporën, duke e cilësuar atë si një faktor kyç në ndryshimin politik.

Në videot e dërguara në redaksinë e SyriTv, qindra shqiptarë i janë bashkuar takimit të sotëm, duke treguar mbështetjen për këtë forcë politike dhe dëbimin e menjëhershëm të narko-qeverisë Rama.

‘Rama ik’- është slogani i përdour nga qytetarët e pranishëm në sallë, të cilët ndër vite janë detyruar të jetojnë larg shtëpisë së tyre, Shqipërisë.