Agron Tufa: Akuzojnë Ols Dadon, por harrojnë që Erion Veliaj s’ka diplomë

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa ka reaguar për propagandën e militantëve mediatikë kundër prokurorit Olsi Dado.

Tufa ironizon faktin që po merren me notat e gjimnazit të prokurorit Dado, por harrojnë faktin që Erion Veliaj nuk ka diplomë.

“Tani, për propagandën më të fundit të militantëve mediatikë kundër Ols Dados:

Na paskan gërmuar thellë në biografi dhe paskan gjetur se në dëftesën e gjimnazit, ky nuk paska kapur dot mesataren për në fakultet dhe se paska hyrë me listën e të përndjekurve politikë...

Uaaaaa...! Çfarë skandaliii!

Po çfarë do të thonim atëherë për notat ngelëse të Ajnshtajnit, Edisonit, et., etj...?

Këta harrojnë se Veliaj i tyre as që ka diplomë. O derdimenë tyryfyla e shejtan-budalla, Lali juaj nuk ka diplomë ore, dëgjoni ju nga ai vesh?

Apo i keni xanun me lesh?”, shkruan Agron Tufa./ CNA