Supriza e Primareve të Tiranës/ Ja kush janë tre kandidatët më të votuar nga anëtarësia e PD

Hysen Kadiu është renditur i pari në primaret për qarkun e Tiranës, duke marrë më shumë vota në rang qarku. Një numër i konsiderueshëm i mbështetjes për të ka ardhur nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës, pjesë e këtij qarku.

Hysen Kadiu dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve. Rezultati i lartë në këtë raund tregon mbështetjen që disa kandidatë kanë në bazë, edhe pse nuk janë shumë të njohur publikisht.

I dyti është renditur koordinatori politik për Tiranën, Klevis Balliu. Ndërsa i treti, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari.

Renditja përfundimtare në qarkun e Tiranës pas votimit është:

1.Hysen Kadiu

2.Klevis Balliu

3.Grigels Muçollari

4.Ilir Alimehmeti

Rezultati i lartë në këtë raund votimesh brenda partiake tregon mbështetjen që disa kandidatë kanë në bazë, edhe pse nuk janë shumë të njohur publikisht.

Supriza e Primareve të Tiranës/ Ja kush janë tre kandidatët