Pjesëmarrje rekord në Primaret 2025, votuan mbi 50 mijë anëtarë të PD-së/ Rezultatet për Shkodrën, Lezhën dhe Kurbinin
Partia Demokratike ka mbajtur Primaret për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë. Gjatë zgjedhjeve të djeshme, është shënuar pjesëmarrja më e lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025.
‘Sipas KOKOE, procesi u zhvillua në të gjithë vendin në mënyrë të qetë dhe pa probleme.
Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).
KOKOE theksoi se kjo tregon rritjen e besimit te PD dhe forcimin e parimit ‘një anëtar, një votë’, thuhet në një njoftim të PD-së.
Kanë qenë vetë anëtarët e PD-së ata të cilët kanë votuar në mase, duke pritur edhe me orë të tëra për të votuar, sipas parimit një anëtar një votë.

Rezultatet e primareve për Qarkun Shkodër
Është mbyllur rreth orës 5:00 të mëngjesit numërimi i votave të primareve në PD të Qarkut Shkodër.
Ish-kryebashkiaku Bardh Spahia rezulton më i votuari në bashkine e Shkodrës.
Votat në bashkine e Shkodrës për 3 më të votuarit janë:
Bardh Spahia-380 vota;
Ndoc Ashta-228 vota;
Arben Lushaj-219 vota.
Më pas vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.
Ndërkohë, në Bashkinë Malësinë e Madhe më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës Gentian Ndoj.
Rezultatet e primareve për Qarkun Lezhë
Është mbyllur rreth orës 4:00 të mëngjesit numërimi i votave të primareve të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës.
Fitues ne rang qarku ka rezultuar Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.

Rezultatet e primareve për Qarkun Kurbin
Në primaret e zhvilluara për qarkun Kurbin, kandidati më i votuar është Kastriot Piroli me 305 vota.
Pas tij, renditet Elda Hoti me 285 vota dhe në vendin e tretë Mariglen Doçi me 150 vota.
Lista e plotë:
2. Lindita Metaliaj – 9
3. Rudina Gjoka –7
4. Donika Haxhiaj – 2
5. Gjok Vuksani – 41
6. Marjana Brunga – 0
7. Elda Hoti – 285
8. Martib Biba – 18
9. Aleksandër Lalaj – 33
10. Ndre Mollaj – 17
11. Mark Gjoka – 17
12. Sander Kovaçi – 20
13. Marjan Tuçi – 75
14. Ndue Bitraj – 128
15. Dedë Doda – 0
16. Maringlen Doçi – 150
17. Kastriot Piroli – 305
18. Lindita Toma – 61
19. Luigj Isufi – 55



