Berisha: Nuk do të ketë rrugë me pagesë në Shqipëri, do ulët dhe çmimi i naftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 16:45
Berisha:
Ju garantoj se nuk do të gjeni taksa rrugësh, as në Kalimash e as në ndonjë zonë tjetër.
Pse unë jam kundër taksave të rrugës, vetëm një shpjegim.
Sepse shqiptarët sot të dashur miq, udhëtojnë me koston më të lartë në Europë për shkak të çmimit të naftës dhe taksave të rrugëve.
Do të hiqen.
Ata paguajnë një taksë, e cila do të ulet shumë, me të cilën duhet të mirëmbahen rrugët. Por ajo taksë nuk përdoret për mirëmbajtje, por për qëllime krejt të tjera.
Sikundër rruga e Arbrit pa diskutim që do të përfundojë dhe nuk do të ketë asnjë pagesë.
Ne e nisëm dhe ne do e përfundojmë.
