Ministrja Denaj e pranishme në meshën përkujtimore të 40 ditëve të ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas Janullatos

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka marrë pjesë ditën e sotme në meshën përkujtimore të 40 ditëve të ndarjes nga jeta të kryepiskopit Anastas Janullatos.

Kujtojmë se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit.

Në ceremoninë mortore të mbajtur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" morën pjesë figurat më të larta të shtetit shqiptar, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe Patriarku Ekumenik, Bartholome.