Primaret/ PD publikon shifrat: Mbi 19 mijë votues deri në mesditë

PD ka njoftuar se deri në mesditë kanë votuar mbi 19 mijë votues për Primaret.

Njoftimi i PD:

Primaret e PD, mbi 19 mijë votues deri në mesditë

Procesi i Primareve 2025 për zgjedhjet e 11 majit ka nisur normalisht në të gjithë vendin. Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), deri në mesditë kanë votuar 19,186 anëtarë të PD, ku pjesëmarrja më e lartë aktualisht shënohet në Tiranë, Shkodër dhe Korçë.

KOKOE bën thirrje për vijimin e votimit, duke e cilësuar këtë një proces të rëndësishëm për demokratët dhe të ardhmen e vendit.

NJOFTIM PËR MEDIA

KOMISIONI I ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TËOPERACIONEVE ELEKTORALE PRANË PD

NJOFTON:

Procesi i Pimareve 2025 për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithëShqipërinë në orën 8.00. Procesi i hapjes së votimit ka qenë i qetëdhe a probleme.

Deri në orën 12.00 kanë votua:

 

NO
QARKU
Pjesemarrja
1
KUKES
1,430
2
SHKODER
 2,032
3
DIBER
890
4
LEZHE
1,650
5
DURRES
1,555
6
ELBASAN
1,380
7
KORCE
2,033
8
BERAT
920
9
FIER
1,440
10
GJIROKASTER
855
11
VLORE
1,065
12
TIRANE
3,936

TOTAL
19,186
 

Pjesëmarrja dhe interesi është shumë I madh, që shpreh interesin e madh të anëtarëve të PD për të përzgjedhur përfaqësuesit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Procesi po vazhdon me ritme ta larta dhe në disa qendra votimit ka shumë fluks (Shkodër, Kurbin, Lezhë etj).

KOKOE po e ndjek nga afër procesin për të dhënë zgjidhje cdo problematike apo shqetësimi.

KOKOE I bën thirrje të gjithë anëtarëve të PD me të drejtë vote të dalin e të votojnë sepse sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm për PD por për të gjithë Shqiptarët.