Nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit/ Berisha uron besimtarët myslimanë: Ju uroj nga zemra agjërim të mbarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 12:11
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një video-mesazhi në faqen zyrtare të Facebook ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, për nisjen e muajt të shenjtë të Ramazanit.
Mesazhi:
Besimtarë myslimanë shqiptarë, në ditën e parë të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ju uroj nga zemra agjërim të mbarë.
I lutem gjithashtu Zotit, që ta pranojë sakrificën e tyre dhe ta shndërrojë atë në mirësi për ata familje dhe mbarë shoqërinë shqiptare.
