Provat për arrestimin e Bajrit/ Përgjimi i dy të dënuarve drejtoi SPAK për vra*jen e vitit 2018
Implikimi i Behar e Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit në vrasjen e Fatbardh Licit sipas burimeve ka ardhur nga një përgjim ambiental.
Ky zhvillim i autorizuar me vendim gjykate besohet ishte përqendruar në një ambient i institucionit të ekzekutimeve penale.
Gjatë bisedës së përgjuar mes të burgosurve flitet edhe për ekzekutimin e Fatbardh Licit.
Pasi ka adminsitruar këtë provë prokuroria e posacme ka nisur me grumbullimin e fakteve të tjera ku gishti i akuzës iu drejtua 3 personave.
Burime brenda seancës së 24 shkurtit, kur u vendos miratimi i masës së sigurisë arrest me bug, bejne me dije se Safet Bajri ka kërkuar që përgjimi të mos merret si provë duke pretenduar se bisedat janë në kuader të thashethemeve.
Por togat e zeza duket se janë bindur me kerkesen e SPAK për lënien ne burg dy kusherinjt Bajri dhe mikun e tyre Astmer Bilali.
Kjo pasi organi i akuzës ka shtuar se pas përgjimit janë kryer edhe veprime të tjera hetimore.
Sipas SPAK vrasja e Fatbardh Licit ndodhi si hakmarrjë për vrasjen e Boran Bërcanës. Behar Bajri ishte i bindur se pas vrasjes së mikut të tij fshihej Ibrahim Lici, cka solli organizimin e vrasjes dhe Fatbardhit.
Te dya kto ngjarja u regjistruan ne vitin 2018 e ndërsa pas këtij viti dy fiset u përplasën sërisht ku patën dhe viktima.
