VIDEO+EMRI/ Arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë, ja çfarë iu gjet në banesë

U arrestua në flagrancë shtetasi Krenar Lilaj për veprën penale “Mbajtia e armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë

Nga kontrollet e kryera në bazë të inteligjencës policore, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Vihet në pranga 52-vjeçari që e posedonte në banesë.

Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikove me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi K. L., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.