FOTO/ Ja kush është 24-vjeçarja palestineze që u gjet e pajetë në Tiranë, në kërkim bashkëshorti i saj

Kjo që shihni në foton më sipër, është Rayyan Alwan, 24-vjeçarja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Ai është 49-vjeçari Fadi Alwan. Mënyra se si është kryer vrasja, burimet nga policia bëjnë të ditur se gjithçka ka qenë e planifikuar.

Pas udhëtimit në Athinë, 49-vjeçari ka ikur direkt për në Amsterdam. Por pavarësisht se janë hapur kamerat e sigurisë atje autoritetet nuk kanë mundur që ta kapin.

Më 19 shkurt, ora 15:00 e reja shfaqet duke hyrë në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit. Rayyan është e shoqëruar me Fadi, që është bashkëshorti dhe për policinë është edhe i dyshuari kryesor dhe i vetmi që akuzohet se e masakroi me një thikë.

Të dhënat hetimore tregojnë se çifti për dhjetë ditë mori me qira një banesë përmes ‘Airbnb’ në Tiranë. Kishin udhëtuar nga Berlini drejt Shqipërisë si turistë. Të paktën këtë besonte e reja, por jo i shoqi që kishte një plan tjetër, ta vriste dhe të arratisej.

Në dëshminë e pronares së shtëpisë , ata të dy u përshkruan si një çift nga Lindja e Mesme që flisnin gjermanisht dhe arabisht. Gruaja e cila ju dha çelësat nuk vërejti asgjë të dyshimtë. Por nëntë ditë më vonë, në 27 shkurt dëshmitarja telefonoi policinë e shqetësuar për heshtjen që kishte vërejtur në apartamentin ngjitur.

Dinamika e krimit siç beson policia ka ndodhur mes 19 shkurtit dhe 22 shkurtit, dita kur dera u hap dhe brenda në banesë u gjet e pajetë  Rayyan. I shoqi që dyshohet se e goditi barbarisht përpara se të dilte prej andej kishte fshirë çdo gjurmë

Ai udhëtoi herët në mëngjes më  22 shkurt, duke e lënë Shqipërinë. Fadi Alwan, 49 vjeç, pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërsa mjekësia ligjore do të vërtetojë shkencërisht se kur u vra Rayyan.

VIDEO - KRONIKA/ 24-vjeçarja nga Palestina dyshohet të jetë vrarë më 22 shkurt/Kamerat zbuluan bashkëshortin teksa...