U ekstradua nga Roma, Gjykata e Lartë lë në arrest me burg Klajdi Merkajn, miku i Çopjave

Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit me burg ndaj 35-vjeçarit Klajdi Merkaj, i cili u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Roma drejt Tiranës.

treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Albana Boksi e Medi Bici pasi shqyrtuan rekursin e depozituar nga avokati mbrojtës i Merkaj, vendosën rrëzimin e saj.

Spak e shpalli vitin e shkuar në kërkim me akuzën për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, çka u konkretizua me ndalimin në itali.

Prokuroria ka ngritur dyshime se ai pastronte paratë e vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopjas. Ndaj tyre tashmë është marrë dhe vendimi për sekuestrimin e 15 pasurive, mes të cilave dhe 10 milionë euro në kriptomonedha.

Ndaj këtij grupi janë ngrirut dyshime edhe për vrasjen në zonën e Bradasheshit me viktimë Endrit Alibejn, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri, si dhe shtetasi turk Erdal Durunay, e ndodhur në dhjetor të 2018. 

Gjithashtu vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë dhe atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prej tyre dhe tjetri i plagos dyshohet se është organizuar prej tyre.

Të dhënat kanë dalë nga dëshmia e Nuredin dumanit në prokurorinë e posaçme dhe më tej edhe nga të dhënat e përftuara nga bisedat në aplikacionin SKY ECC. Për këtë grup u dhanë 33 masa arresti, ku fillimisht u prangosën 11 persona dhe 2 iu deklarua masa në burg.