VIDEO/ Vde*ja e 30-vjeçares në Tiranë, dalin pamjet e para nga banesa ku ndodhi krimi

30-vjeçarja e cila u raportua pak më parë se ishte gjetur e vrarë me thikë në Tiranë dyshohet se është nga Gjeramania, por me origjinë nga Lindja e Mesme.

Sipas të dhënave ajo dhe parneri janë dëgjuar duke folur në gjuhën arabe dhe gjermane. Emri i saj nuk bëhet i ditur, por mësohet se pak kohë më parë kishte mbërritur në Shqipëri bashkë me partnerin e saj.

Gjithashtu bëhet me dije se prej afro 10 ditësh çifti ishte vendosur me qira ditore në banesën që ndodhet në rrugën “Gjon Muzaka”.

Dyshimet e para janë për një grindje mes çiftit që ka çuar më pas në vrasjen e 30-vjeçares.

Sipas raportimeve kanë qenë pronarët e banesës që njoftuan policinë. Kur policia u fut në banesë gjeti trupin e gruas të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.

Ndërsa partneri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.

Sipas pronarëve të banesës, çifti ka marrë me qira ditore shtëpinë në datën 19 shkurt dhe se gruaja ka qëne e mbuluar.

Mësohet se pronarja e banesës i ka kërkuar kartën e identitetit, por fillimisht ata i kanë thënë që nuk e kanë.

Më pas pronarja ka shkuar sërish në banesë por nuk e kanë hapur derën.

Pasi policia është futur, dhoma ka qënë e boshatisur. Dyshohet se bashkëshorti i saj i ka marrë të gjitha dokumentet edhe të viktimës, duke u larguar. Gjithashtu mësohet se në banesë janë gjetur rroba karakteristike që mbajnë gratë myslimane.