Atentati në Kurbin/ Gjykata e Lezhës lë në burg 53-vjeçarin, ekzekutoi bashkëfshatarin e tij për pronën

Gjykata e Lezhës ka lënë pas hekurave 53-vjeçarin Dashnor Tota, i cili akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatin e tij Dodë Mamli për pronën.

Dashnor Tota u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e 67-vjeçarit ndërsa ndaj tij u caktua masa “arrest me burg”.

Ndaj 53-vjeçarit rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e së hënës (24 Shkurt) në fshatin Vilez të Kurbinit.

Arrestimi i 53-vjeçarit Dashnor Tota u bë pas kontrolleve nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth.

Në momentin e kapjes nga Policia, autorit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin për motive pronësie.