Grevë në doganën greke në datën 28 shkurt! Kufizime drastike për mjetet, qytetarët lejohet të kalojnë vetëm në këmbë

Ditën e premte, 28 shkurt, nga ora 08:00 deri në 24:00 (me orën greke), dogana greke në Kakavijë do të jetë në grevë.

Burime bëjnë me dije se përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi. Në këto kushte, ndërsa mjetet mbeten të bllokuara, por qytetarët që ecin në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë.

Kjo masë ndikon në mënyrë të konsiderueshme në rrjedhën e trafikut dhe shkakton shqetësime midis udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që mbështeten në kalimet kufitare.